Gjatë ditës së sotme një aksident ka ndodhur në magjistralen nga Prishtinë-Lipjan, në afërsi të rrethrrotullimit, transmeton Ballkani.info.

Policia e Kosovës nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat e aksidentit mbesin ende të paqarta.

Për rastin janë njoftuar edhe ekipet mjekësore.

Në videon e dërguar nga një lexues i Ballkani.info, shihet njëra nga veturat e aksidentuara. /Ballkani.info