Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, përfshihen tri automjete

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, në fshatin Kliçinë, por fatmirësisht pa të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18 30 në rrugën magjistrale Pejë- Prishtinë, konkretisht në fshatin Kliçinë ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri automjete. Fatmirësisht në aksident nuk ka viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale”, ka thënë Rugova.

Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca e ndihmës së shpejtë dhe policia e trafikut, e cila po heton shkaktarët e aksidentit.