Policia e Kosovës

Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Leshan.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:27 kemi pranuar informatën për një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.