Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë.

Këtë e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident të përfshira dy vetura civile dhe një traktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, tha Zahiti.

loading…