Aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë, një i lënduar rëndë, Policia jep detaje

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka treguar se në aksidentin kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot me datë 30.11.2022 rreth orës 07.30 në rrugën nacionale Gjilan- Prishtinë afër marketit ”Besniki” ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lëndime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor nga Gjilani janë duke i hetuar rrethanat si si ka ardhur deri te aksidenti”, tha ai.