Aksident në Lluzhan të Podujevës, ka të lënduar (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Podujevë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Lluzhan.

Sipas pamjeve, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Mediat lokale të Podujevës thonë se përveç dëmeve materiale, ka edhe persona të lënduar.

Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.