Aksident në Komoran, lëndohen rëndë dy motoçiklistë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Komoran të Drenasit, ku për pasojë dy motoçiklistë janë lënduar rëndë.

Në këtë aksident që ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës “Xheladin Gashi”, janë përfshirë një veturë dhe dy persona me motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve, ata kanë goditur mbrapa veturën. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia.

Personat e lënduar bëhet e ditur se janë nga Nekovci dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë fshat.

Ndryshe, në këtë udhëkryq vazhdimisht ndodhin aksidente, ku vitin e kaluar ka humbur jetën një motoçiklist nga fshati Kishnarekë.