LAJMI I FUNDIT

Aksident në Klinë – lëndohen pesë persona

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës janë lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit të Pejës.

“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve”, tha Gashi.

VIDEO BONUS – Tre persona lëndohen në një aksident trafiku në Sllatinë, policia jep detaje

https://www.youtube.com/watch?v=LpbNgbm_x9c