Istog

Aksident në Istog, vetura godet të riun (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Zallq të Istogut. Sipas dëshmitarëve të rastit, vetura ka goditur një këmbësor të moshës rreth 16 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Klinë Istog, në Fshatin Zallq, ku sipas një dëshmitari që ka qenë në vendin e ngjarjes në kohën kur ka ndodhur aksidenti, vetura ka goditur këmbësorin 10 metra nga vendkalimit për këmbësorë.

“Lëndime ka marrë në trup dhe në kokë, gjithashtu ka ndrydhje dhe disa gërvishtje”, ka thënë për Express një prej dëshmitarëve i cili i ka ofruar të lënduarit ndihmën e parë.

Sipas dëshmitarëve, i aksidentuari është E.M ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është M.P.