Aksident në Istog, lëndohen 8 persona

Mbrëmë në fshatin Rakosh të Istogur ka ndodhur një aksident me ç’rast janë lënduar tetë persona.

Si pasojë e një aksidenti në të cilin janë përfshirë dy vetura, tetë persona kanë mbetur të lënduar në fshatin Rakosh të Istogut.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se në lidhje me aksidentin, Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 21:30.

“Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tetë  persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka treguar Rugova