Aksident

Aksident në hyrje të Mitrovicës, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:17, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:17, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka deklaruar Zahiti.

VIDEO BONUS: Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për akuzat për lotsjellësin në Kuvend