Aksident

Aksident në Graçanicë: 21 nxënës të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Graçanicë. Një makinë e policisë dhe një autobus që po transportonte nxënës janë përplasur. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 21 persona.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e ka konfirmuar aksidentin për Ballkani.info.

Ajo tha se deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona, derisa ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 06:30 në Graqanicë ka ndodhë një aksidentr trafiku, mes një automjetyi zyrtar të Policsë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës. Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona/. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.