Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.