Aksident në Gjakovë, tetë persona të lënduar

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave sot në fshatin Qerim të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

“Po, dy vetura janë të përfshira. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona. Bëhet fjalë për lëndime të lehta. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi”, tha ai.

Sipas Xhurkajt, shkaktar i aksidenti ka qenë drejtuesi i njërës veturë, i cili ka bërë tejkalim të pasigurt, duke goditur veturën tjetër.