LAJMI I FUNDIT

Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohen katër pasagjerë të autobusit

Katër pasagjerë të një autobusi kanë pësuar lëndime trupore të mërkurën në një aksident trafiku në rrugën Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur ne orën 18:30, ku janë përfshirë nj veturë dhe një autobus.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo njoftoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.