Aksident në fshatin Peran të Podujevës, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar sot në fshatin Peran të Podujevës, pas një aksidenti mes dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.