Aksident në Elbasan, 2 persona të plagosur

Mbrëmjen e sotme dy persona mbetën të plagosur gjatë një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë.

Sipas policisë një mjet tip kamionçinë me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç,  banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me një motocikletë me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si  pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçikletës, si edhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.