Një veturë e KFOR-it është përfshirë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme.
“Rreth orës 14:50, jemi njoftuar për një rast në fshatin Lëbushë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë vesh se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga” tha Gashi.
Ai tha më tej se të lënduar nga ky rast nuk ka.
Kujtojmë se ditë më parë në një aksident trafiku ka mbetur i vdekur një ushtar i KFOR-it.







