Aksident në Deçan, lëndohen rëndë katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Lebushë të Deçanit.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se dy prej të lënduarve janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

“Rreth orës 09:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lebushë- Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura, dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa 2 nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar ne QKUK-Prishtinë”, tha Rugova./Ballkani.info