Deçan

Aksident në Deçan, ka edhe të lënduar (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Prilep të Deçanit.

Lexues  kanë dërguar fotografi, ku shihen dy vetura të cilat pas përleshjes kanë dal nga rruga.

Sipas dëshmitarëve, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, derisa ekipet policore dhe ato mjekësore janë njoftuar për rastin.

Më poshtë foto nga vendi i aksidentit.