Aksident

Aksident në Bellanicë, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore të dielën në një aksident trafiku në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura rreth orës 15:15, e zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se me rastin po merret Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në njoftimin e Elezajt.