Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep informacione

Një veturë është përfshirë në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Suharekës.

Dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka shkaktuar aksidentin, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sipas informacioneve fillestare vozitësi gjatë qarkullimit ka humb kontrollin mbi automjetin (eshte vetëaksidentuar) dhe ështe rrokullisur. Janë informuar ekipet relevante, drejtuesi si pasoje e lendimeve te marra eshte derguar per trajtim mjeksor, perderisa njesitet kompetente policore kane kryer procedurat e vendshiqimit per te hetuar shkaktaret e mundshem të aksidentit”, tha Hoxha.