Policia jep detaje

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënduar

Një aksident  trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në aksin Prizren-Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka deklaruar se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë me ç’rast një person ka marrë lëndime trupore.

“Pak pas orës 15:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia policore ka shkuar në vendin e ngjarjes në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë (kyçja veri). Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë e një kamion. Si pasojë e e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Kujtojmë gjatë ditës së sotme një person ka humbur jetën në Malishevë si pasojë e një vetaksidenti me traktor.