Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç’rast kanë pësuar lëndime katër persona.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 29.12.2020 pak para orës 13:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në km-22 drejtimi i Vermicës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Me respekt, Zimp”, ka thënë Kelani.