Bajram Krasniq

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 18:25 në drejtimin Prizren-Suharekë, janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia rreth orës 18:25 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë km i 27. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka bërë të ditur se Policia është duke bërë vend-shiqimin dhe është duke u marrë me procedurat për të kompletuar rastin.