Një aksident ka ndodhur në autostradës Ferizaj- Prishtinë në afërsi të Lipjanit, si pasojë e rrugës së rrëshqitshme.

Në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet njëra nga veturat e aksidentuara e cila ka dalur jashtë rrugës.

Dëshmitarët e rastit, kanë thënë për Ballkani.info se nuk ka pasur të lënduar, por çfarë ju ka bërë përshtypje ka qenë mos intervenimi i Policisë edhe pse sipas tyre, dy patrolla të Policisë rrugore kishin kaluar në po atë rrugë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, përpos motit të ftohët, ka pasur edhe reshje të mëdha të borës të cilat kanë vështirësuar qarkullimin rrugor të qytetarëve. /Ballkani.info