Aksident ndërmjet dy veturave në Prishtinë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident komunikcaioni në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, përgjatë mbrëmjes së të hënës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00,në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete”, thuhet në njoftim.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”.