Aksident mes veturës dhe autobusit në Prishtinë, vdes 27 vjeçari

Një person ka vdekur në aksidentin që ka ndodhur dje, rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf” dhe një autobus i tipit “Mercedes”.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës “Golf” i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orës 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë.

Viktima është R. M. 27 vjeç, mashkull, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

loading…