Ngasësi i një trotineti elektrik është lënduar sot si pasojë e një aksidenti me një veturë e cila ishte në lëvizje në Fushë Kosovë.
Lajmin për Ballkani.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Tutje Ahmeti, ka shtuar se me këtë rast po merret njësiti i trafikut./Ballkani.info







