Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur para disa minutash në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjkësor dhe se njësiti i trafikut po merret me rastin.

“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info

loading…