Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë.
Aksidentin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.
“Në aksident janë përfshirë tri automjete, dy furgona dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.
Ballkani.info do të iu mbajë të informuar tutje rreth rastit. /Ballkani.info
loading…







