Aksident mes shtatë veturash në dalje të Suharekës, policia jep detaje

Një aksident në mes të shtatë veturave ka ndodhur sot në autostradën Suharekë-Prizren.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se për momentin nuk dihet se sa persona kanë mbetur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit.

“Më,24.12.2020 rreth orës 17:00, në autostradë  (dalja për Suharekë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarrfikësve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes. Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim”, ka thënë ai.