Aksident mes pesë veturave në rrugën ‘C’ në Prishtinë – lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në rrugën C në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe pesë automjete tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara).”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe autoambulancat, ndërsa njësitë e Policisë janë duke u marrë me rastin.