Aksident

Aksident mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Pejë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në në fshatin Gllaviqicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veturë.

“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi.

VIDEO BONUS: Gjithçka çfarë ndodhi sot në Bibliotekë, ku aktivistët e PSD-së tentuan të bllokojnë Kurtin