Aksident mes kamionit dhe veturës në Prishtinë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur disa minuta më parë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht tek rrethrrotullimi në afërsi të rrugës për Mitrovicë.

Sipas dëshmitarëve, një kamion ka goditur një veturë të tipit ‘Mercedes’, përderisa ishin duke hyrë në të njejtën rrugë.

Policia nuk ka dalur ende në vendin e ngjarjes, ndërsa të aksidentuarit kanë marrë lëndime të lehta trupore. /Ballkani.info