Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Shirokë të Suharekës.
Kështu kanë bërë të ditur nga Policia rajonale në Prizren, ku njoftuan se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe përveç të lënduarve ka edhe dëme materiale.
“Në fshatin Shirokë në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 18:00 mes dy veturave, ku dy persona janë lënduar edhe ka dëme materiale”, thuhet në përgjgijen e policisë.







