Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Prugovc, ku si pasojë janë lënduar katër persona.
Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj me rastin po merret njësiti i trafikut./Ballkani.info







