Policia e Kosovës

Aksident mes dy veturave në Gjakovë, lëndohet një person

Është lënduar një person në Gjakovë si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave.

Ai ka pranuar tretman mjekësor.

“Fsh. Bishtazhin, Gjakovë 09.01.2024 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.