Aksident mes dy veturave në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në foton e dërguar nga një lexues i lajmi.net, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore të Policisë së Kosovës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në aksident.