Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot (premte) në magjistralen Prizren-Suharekë.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë rreth orës 14:14, saktësisht në afërsi të tranzitit të ri në Prizren. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person”, ka thënë Gashi.
Ai ka treguar se me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut rajonal./Ballkani.info/







