Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një autobusi dhe tri makinave ka ndodhur në fshatin Mleqan të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Atë që mund ta them është se aksidenti është raportuar në ora 19:10, është i përfshirë një autobus dhe tri automjete, janë pesë persona të lënduar”, tha Elezaj.

Tutje, Elezaj tha se në vend të ngjarjes janë të gjitha njësitet të cilat po merren me rastin.

VIDEO BONUS: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve