Fier

Aksident me vdekje, arrestohet 38 vjeçari

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Fier-Vlorë, ka humbur jetën një 45-vjeçar nga Vlora.

Ndërsa mëngjesin e sotëm specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vendin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një motocikletë të drejtuar nga shtetasi Saimir Miho., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motocikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.