Aksident me fatalitet, vdes një vajzë e mitur në QKUK

Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë dje në QKUK, si pasojë e lëndimeve të pësuar ditë më parë në një aksident që kishte ndodhur në rrugën Shtime-Komoran, konkretisht në fshatin Krojmir të Lipjanit.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më 30 tetor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.