Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot, më 23.06.2026, rreth orës 12:00 në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Sipas informacioneve të Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e lëndimeve të marra nga përplasja, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. KALLXO.com mëson se viktima është i lindur në vitin 1997.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent, i cili ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit pas pranimit të njoftimit nga policia.







