Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Vragoli. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se këmbësori është goditur nga një motor dhe vdekja e tij është konstatuar në vend të ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një përgjigje, poashtu konfirmoi se po kryhen hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri të ky aksident.

 “Rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Ne vendin e  ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për te sqaruar te gjitha rrethanat qe kane quar deri te ky aksident tragjik”, thuhet në përgjigjen e Hoxhës.

Poashtu u apelua për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje te shpejtësisë ne rrugë, posaçërisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është me e kufizuar.