Aksident me fatalitet në Komoran, vdes një 20 vjeçar

Një person me inicialet Q.D, i moshës 20 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Komoran të Drenasit.

Në aksidentin ku ishin të përfshira dy motoçikleta dhe një veturë mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Rreth ores 17:10 në Komoran rruga e Carraleves, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku, ku të përfshira kanë qenë një automjet (pick up) dhe dy motoçikleta. Njesite relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po kryejn hetimet e nevojshme, përderisa të lenduarit sipas informatave të deritanishme janë dërguar për trajtim mjekësor.”