Aksident me fatalitet, humb jetën një këmbësor

Një këmbësor ka humbur jetën për shkak të pakujdesisë së një shoferi, mbrëmë në Zubin Potok.

Policia raporton se i dyshuari duke drejtuar veturën e tij, dyshohet nga pakujdesia ka godit një këmbësor mashkull kosovar.

Viktima ka vdekur në vendngjarje.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.