Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:30. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident ka qenë e përfshire një motoçiklete, ngasësi i së cilës ka humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti”, ka konfirmuar Ahmeti.

Vdekjen e viktimës mashkull me inicialet F.G 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për oduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marr me rasti.

loading…