Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku si pasojë ka vdekur një i ri.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Lagjen “Dardania”, në afërsi të furrës “Dora”, ku si pasojë motoçiklisti ka vdekur pas plagëve të rënda që ka marrë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Drejtori i Spitalit, Nysret Hajrullahi.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës ishte D.H (emer i njohur per Ballkani.info) dhe në aksident është përfshirë edhe një veturë.

Policia dhe njësitet e tjera emergjente ka dalur në vendin e ngjarjes.