Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm të trafikut që ka ndodhur në qarkoren e Shkupit rrugës për Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një automjet të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me veturën e policisë Yeti.

Ballkani.info merr vesh se bëhet fjalë për një shqiptar nga Gostivari, i njohur si Don Mici

Vetura BMW është përfshirë nga flakët. Shoferi i veturës BMW ka vdekur në vendngjarje, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit janë transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”. /Ballkani.info/